Current Search:
  • Albanian X
  • European Communities. X
Results 1 to 1 of 1
  • 1.
    book
    Nga ferma deri në tryezë : ushqim i sigurtë për konsumatorët e Europës. European Commission. Directorate-General for Press and Communication.
    Publication
    Luxembourg : Publications Office, [2004], c2004.
    Summary
    Siguria e ushqimit është prioritet numër një në Europë. Rregullat e UE janë ashpërsuar edhe më tepër që nga viti 2000 për të garantuar sigurinë e ushqimit të europianëve në shkallën më të lartë. Qasja e re është më e integruar: ushqimi ndiqet me vëmendje nga ferma deri në tryezë. Autoritetet e UE vlerësojnë rrezikun me kujdes dhe çdo herë kërkojnë këshillën më të mirë të mundshme shkencore para ndalimit ose lejimit të prodhimeve, substancave, përbërësve, shtesave ose organizmave gjenetikisht të modifikuar (GMO). Kjo vlen për të gjitha ushqimet e njerëzve dhe të kafshëve, pavarësisht nëse janë nga brenda ose jashtë UE. Siguria nuk nënkupton njëtrajtshmëri. UE promovon llojllojshmërinë e bazuar në kualitet. Ligji europian mbron ushqimet dhe prodhimet tradicionale nga rajonet e veçanta, me atë që konsumatorët mund t’i dallojnë ato nga falsifikatet. Unioni Europian gjithnjë e më tepër po inkurajon bujqit e vet të fokusohen në kualitet — jo vetëm të ushqimit por gjithashtu edhe të mjedisit rural. UE gjithashtu respekton të drejtën e konsumatorit të informohet mirë para se të bëjë zgjedhjen e produkteve. Unioni inkurajon debate publike, kërkon përdorimin e etiketave me informata dhe boton këshillat shkencore, në mënyrë që konsumatorët të kenë besim në ushqimin që e konsumojnë.